Kurti për aksionin në veri: Tensionim i kontrolluar i situatës për të mbuluar skandalet

28.05.2019 18:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti për aksionin në veri: Tensionim i kontrolluar i situatës për të mbuluar skandalet

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se të njëjtit persona që po e udhqejnë krimin e organizuar e korrupsionin, po duan ta luftojnë atë me një aksion në vit, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, nuk mund të jemi të sigurt kur në krye të aksionit është prokurori Sylë Hoxha, për të cilin ai pretendon se është famëkeq.

Ky është shkrimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Tensionimi i kontrolluar

Këta që krimin e organizuar dhe korrupsionin e lartë e institucionalizuan duke e ushqyer përditë për dy dekada nga zyrat e tyre, duan ta luftojnë me aksione në terren një herë në vit. Krimi dhe kontrabanda në veri të vendit nuk ndodhën papritur – ato kanë vazhduar për aq sa ka vazhduar edhe zhvatja e hajnia në pjesën tjetër të vendit.

Sigurisht që policia e ka mundësinë dhe aftësinë, drejtësia e ka detyrën dhe nevojën, kurse populli ynë e ka dëshirën dhe interesin për luftimin e krimit e të korrupsionit.

Mirëpo, nuk mund të jemi të sigurt se për çka bëhet fjalë, kur në krye të një aksioni kundër krimit e korrupsionit ndodhet prokurori famëkeq Sylë Hoxha dhe presidenti aktual po ashtu famëkeq (me krahun e tij të djathtë, kryetarin e Kuvendit, dhe, krahun e tij të majtë, kryeministrin e vendit).

Këta po shtiren se po e mbrojnë Kosovën teksa po e vjedhin atë dhe duan t’i mbulojnë skandalet e fajdeve të tyre në paqe e të fotografive të tyre për luftë. Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Vuçiq, shtiret se do ta sulmojë Kosovën, gjersa synon ta përforcojë pushtetin e tij. Serbisë i konvenon ky regjim i korruptuar në Kosovë dhe nuk i konvenon konflikti me KFOR-in.

Prandaj, ky sot ishte veçse edhe një tensionim i kontrolluar për të mbuluar skandalet e regjimit. Asnjë nga top 20 zyrtarët e korruptuar në vendin tonë nuk besoj të jenë arrestuar sot. Çerdhja e korrupsionit dhe krimit në Kosovë, është te prokurimi dhe liçensat e shtetit, te prokuroria dhe gjyqësia e shtetit, te presidenti i shtetit.

Korrupsioni dhe krimi duhen luftuar çdo ditë, por më mirë është t’i ndalojmë e parandalojmë duke i hequr këta që i kultivojnë dhe i shtojnë ato secilën ditë. 

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Opozita ndaj Trumpit bashkon mbështetjen e demokratëve për Biden

Opozita ndaj Trumpit bashkon mbështetjen e demokratëve për Biden

Rusia s’e përjashton mundësinë e ndarjes së Kosovës

Rusia s’e përjashton mundësinë e ndarjes së Kosovës

Hyseni: Kurti sillej në Qeveri sikur t’i kishte 55 për qind e votave në zgjedhje

Hyseni: Kurti sillej në Qeveri sikur t’i kishte 55 për qind e votave në zgjedhje

Dy deputetë të Serbisë në grevë urie shkaku i Kosovës

Dy deputetë të Serbisë në grevë urie shkaku i Kosovës

Varhelyi: Korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut, në qershor

Varhelyi: Korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut, në qershor

Humb jetën 36-vjeçari shqiptar në burg, këto janë dyshimet e para

Humb jetën 36-vjeçari shqiptar në burg, këto janë dyshimet e para

Rektori i Universitetit të Mjekësisë jep lajmin e mirë: Jemi drejt fundit të vështirësisë, por…

Rektori i Universitetit të Mjekësisë jep lajmin e mirë: Jemi drejt fundit të vështirësisë, por…

Kurti thirrje qytetarëve të respektojnë masat: Të mos e humbim ndeshjen në 10 minutat e fundit

Kurti thirrje qytetarëve të respektojnë masat: Të mos e humbim ndeshjen në 10 minutat e fundit

Raka paralajmëron rritje enorme të rasteve me COVID-19, nëse s’respektohen masat

Raka paralajmëron rritje enorme të rasteve me COVID-19, nëse s’respektohen masat

Distancimi social, “opsioni më efektiv”

Distancimi social, “opsioni më efektiv”

​Bizneset me shitje të pakta pas rihapjes, konsiderojnë se mund të falimentojnë

​Bizneset me shitje të pakta pas rihapjes, konsiderojnë se mund të falimentojnë

Serbia nga 1 prilli ka eksportuar 15 milionë euro, i referohet Kosovës si shtet

Serbia nga 1 prilli ka eksportuar 15 milionë euro, i referohet Kosovës si shtet

SHBA-ja “nuk po ndihmon” në zgjidhjen e mospajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë

SHBA-ja “nuk po ndihmon” në zgjidhjen e mospajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë

Schengeni mbetet i mbyllur deri më 15 qershor

Schengeni mbetet i mbyllur deri më 15 qershor

Pandemia rëndon edhe më shumë gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Pandemia rëndon edhe më shumë gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Ahmeti pas rasteve të reja: Të jemi edhe më tutje të kujdesshëm, ose na kthehen masat më të rrepta

Ahmeti pas rasteve të reja: Të jemi edhe më tutje të kujdesshëm, ose na kthehen masat më të rrepta