Kurti: Pensioni minimal për të moshuarit do të jetë 150 euro

E publikuar: 27/05/2017 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidadi për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka njoftuar në FB se kafenë e mëngjesit e ka pirë me pensionistë në parkun e Gërmisë. Ai po ashtu ka thënë se me qeverisjen e VV-së pensioni minimal do të jetë 150 euro.
“Trajtimi i pensionistëve në shtetin tonë ka qenë jo dinjitoz, dhe qeveritarët e mëparshëm kanë qenë mosmirënjohës ndaj gjeneratave më të moshuara. Me qeverisjen e Lëvizjes pensioni minimal do të bëhet 150 euro brenda mandatit të parë. Shumë shërbime publike, ndër të cilat dhe transporti publik, do të jenë falas për pensionistët.

Me djersën e tyre jemi rritur ne, dhe sot ua kemi borxh trajtimin dinjitoz”, ka thënë Kurti.