Kurti: Osmani s’mund ta udhëheqë dialogun sepse unë do të jem kryeministër, ajo kryeparlamentare

E publikuar: 17/09/2019 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, nuk mund ta udhëheq dialogun, pasi kryeministër pas zgjedhjeve të tetorit do të jetë ai e Osmani do të jetë kryeparlamentare.

Duke folur për dialogun me Serbinë, ai ka thënë se paraprakisht duhet të formohet një komision që i vlerëson 33 marrëveshjet e arritura.

Kryetari i LVV-së, ka thënë se LDK nuk ka qenë e gatshme për bashkëpunim, pasi frika ndaj PDK-së ua ka mundur dëshirën për bashkëpunim me LVV-në.

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë gjë. Unë besoj që kanë qenë të interesuar por s’kanë qenë të gatshëm sepse frika ua ka mundur dëshirën. Është evidente se më shumë kanë frikë nga PDK se dëshirë për LVV.

Ne do ta shohim në mëngjesin e 7 tetor se me çfarë thellësie kemi fituar. Duhet ta shohim se kush ka fituar prej LDK-së dhe ta shohim se çfarë po mendojnë ata për neve dhe veten pas fitores tonë”.

Kurti i ka thënë se kur ja folur për Elez Blakajn, ka thënë se do e kthej atë si simbol.

“Elez Blakaj është emri dhe mbiemri i rënies së të drejtës. Nuk besoj që do të mund të luftojmë krimin e korrupsionin kështu Elez Blakaj duhet të kthehet ai simbol në Kosovë. Ne e kemi vullnetin e kemi gatishmërinë. Prokuroria duhet të bëhet aktive”, tha Kurti.

11:25
Tri shtyllat që do ta bëjnë Kosovën funksionale, nëse Kurti bëhet kryeministër
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka marrë pjesë në debatin “Fol Hapur”.

Kurti shpalosi tri shtyllat kryesore, përmes së cilave beson se do të ndikonin në zhvillimin e shtetit funksional.

“Ne i kemi tri shtylla kryesore që besojmë se mundemi të shkojmë përpara. E para shteti i së drejtës… kjo nënkupton prokurorinë dhe gjyqësinë që janë të pakompromis në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.. kjo do të bëhet nëpërmjet një reforme në drejtësi dhe përmes procesit të vettingut. Ne jemi shumë kritik ndaj mënyrës se si është zhvilluar qeverisja në këto dy vitet e fundit. Buxheti për gjyqesorin dhe ushtrinë është më pak se 5 për qind i gjithë buxhetit të gjithëmbarshëm të Kosovës. Kjo nuk do të jetë kështu pas fitores sonë. Pas shtetit të së drejtës është shteti zhvillimor. Ne duam ta rrisim sektorim privat. Nuk mund të gjejmë vende pune posaçërisht të rinjve dhe grave nëpër zyre. Me strukturat ekonomike që i kemi ne nuk mund të presim zbutje të papunësisë. Ne duhet ta rrisim pagën mesatare në sektorin privat duke iu ndihmu bizneseve të vogla dhe të mesme. Tjetra është shteti social, arsimi shëndetësia, pensionet. Ne do ta kemi fokusin kryesor në shëndrtësi se jemi vendi u vetëm pa sigurime shëndetësore. Ne do të përkushtohemi që të bëjmë ndajren e shërbimit publik dhe privat. Nuk është e lejueshme që mjekët paradite të punojnë në publik e pasdite në privat. Shteti social e lufton pabarazinë”, raporton KTV.

Kandidati për kryeministër nga LVV, ka bërë të ditur edhe disa nga vendimet që do i marrë nëse fitojnë në zgjedhjet e 6 tetorit e zgjidhet në krye të Qeverisë.

“Duhet ta zvogëlojmë Qeverinë,nuk kemi nevojë për 80 zv/ministra e 5 zv/kryeministra. Ne duhet ta miratojmë një Ligj për Qeverinë. Për mua vendimet më të rëndësishme që do ti marr janë për fondin sovran dhe bankën zhvillimore. Ndërmarrjet publike duhet t’i kthejmë në fond sovran dhe një bord në fondin sovran ku edhe ata i raportojmë dtejtëpërdrejtit. Agjencia Kosovare e Privatizimit mjaft ka bërë dëm nuk kemi nevoje ta kemi më. Pra AKP mbyllet zëvendësohet me fondin sovran. Prej fillimi një dialog me pakicat është shumë i nevojshëm. Unë mendoj që edhe serbët janë lodhur prej Listës Serbe”, ka thënë Kurti.