Kurti organizon protestë kundër Thaçit

E publikuar: 18/09/2018 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njoftoi se të shtunën e 29 shtatorit partia e tij organizon protestë qytetare paqësore në Prishtinë, për të dëshmuar siç tha ai se një popull nuk i nënshtrohet një njeriu, gjegjësisht presidentit Thaçi.

“Aventura e presidentit duhet ndalur dhe ndaluar. Institucionet e shtetit i kemi te kapura, pakënaqësia e qytetarëve duhet të dalë në shesh. I ftojmë të gjithëve të na bashkohen në këtë proces. Ruajtja e integritetit territorial është detyra jonë”.

“Këto protesta janë të domosdoshme. Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.

“Duan ta ndajnë Kosovën e ta copëtojnë Kosovën Lindore. Pazareve të Thaçit dhe Vuçiqit nuk duhet t’i nënshtrohemi ne”.

“Nuk lejojmë të ndahet Kosova. Ky president ka folur për kompromis të dhimbshëm. I ka mashtruar qytetarët e Kosovës për shumë e shumë vite me radhe, ndërsa tani ka ardhur koha qe t’i mashtrojë edhe ata të Kosovës Lindore”.

“Qytetaret e Mevegjës, Bujanocit dhe Preshevës duhet të jenë vigjilentë dhe të vlerësojnë në bazë të veprave të vjetra dhe jo ne bazë te rrenave të reja”, u shpreh Kurti para gazetarëve në konferencën për media.