Kurti në Munih godet Ramën, Thaçin, Vuçiqin për minishengenin dhe ndryshimin e kufijve

14.02.2020 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti në Munih godet Ramën, Thaçin, Vuçiqin për minishengenin dhe ndryshimin e kufijve

Dikush ka arritur ta incizojë fjalën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në panelin e mbajtur në Munih, sipas rregullave Chatam House Rule, ku pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë të nxjerrin ato që fliten ne tryezë. Para zyrtarëve evropianë, amerikanë, dhe presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq, gjithashtu edhe para kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Kurti ka goditur idenë e Minishengenit, duke kërkuar një ‘Minimarshall Plan’ për Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka thënë se presidentët duhet të rrinë larg hartave, duke i kritikuar kështu direkt Thaçin e Vuçiqin, si dhe kryeministrin Rama për çështjen e kufijve. Kurti nxiti reagimin e Vuçiqit, kur tha se bota duhet ta ndihmojë Serbinë të lirohet nga Kosova. Vuçiq tha se ka reaguar ashpër, por inçizimi tregon se ai as nuk arritur të marrë fjalën, për t’iu përgjigjur kryeminisrit të Kosovës.

“Unë besoj se të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian. Unë nuk besoj se ekziston ndonjë mundësi tjetër”, është shprehur Kurti.

Kryeministri Kurti ka thënë se çështja e “minishengenit” është e paqartë për të, dhe se presidentët e shteteve duhet të qëndrojnë larg hartave.

“Nëse një apo dy shtete hyjnë para tjerave në BE, do të ketë edhe më shumë probleme. Njëjtë si në vitin 2004, kur dhjetë shtete hynë në BE në të njëjtën kohë. Ne duhet të punojmë, që të gjitha së bashku të hyjmë në BE. Kjo ideja e ‘Minishengenit’ nuk është shumë e qartë për mua, nuk kam parë shumë dokumente, është një ide e pa projektuar për implementim. Besoj se duhet të hyjë në procesin e Berlinit, kështu do të ishte më së miri, kur të gjashta shtetet janë në tavolinë. Njëjtë sikur “Plani Marshall”, që u hartua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, tani neve na duhet një ‘Mini-Marshall Plan’ për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Gjëja e fundit, por edhe më e rëndësishmja, ne duhet të jemi të gatshëm për dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet t’i kemi parasysh tri parime për t’i shëruar plagët e planit të dështuar. Duhet ta përgatisim mirë, me parime të mira dialogun e ardhshëm në rajonin tonë, në veçanti atë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E para – s’ka marrëveshje pa dialog, e dyta – s’ka dialog me harta, dhe së treti – pa presidentë rreth hartave”, ka thënë kryeministri Kurti.

Ai tutje ka thënë se pas 20 vjetësh ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.

“Pothuajse të gjithë prej jush na ndihmuat që 20 vjet më parë Kosova të çlirohet nga Serbia. Tani mendoj e ka ardhur koha që të ndihmohet Serbia për t’u çliruar nga Kosova. Pra, pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, duhet të bëhet çlirimi i Serbisë nga Kosova”, ka thënë Kurti. /Express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Degradon gjuha publike, Tomë Gashi e quan “kondom” Milaim Zekën

Degradon gjuha publike, Tomë Gashi e quan “kondom” Milaim Zekën

Haziri tregon nëse do të jetë kandidat për president

Haziri tregon nëse do të jetë kandidat për president

Avokati Gashi: Arrestimet nuk i kreu policia e EULEX-it

Avokati Gashi: Arrestimet nuk i kreu policia e EULEX-it

Zafir Berisha pret dështimin e Gjykatës Speciale

Zafir Berisha pret dështimin e Gjykatës Speciale

Haziri: Shqiptarët nuk kanë kryer krime lufte

Haziri: Shqiptarët nuk kanë kryer krime lufte

Hoti: Nga java e ardhshme nisim shpërndarjen e 60 milionë eurove

Hoti: Nga java e ardhshme nisim shpërndarjen e 60 milionë eurove

Haradinaj-Stublla ankohet te Trump për Ivica Daçiqin

Haradinaj-Stublla ankohet te Trump për Ivica Daçiqin

Osmani: Kosova dhe Austria të angazhohen në intensifikim të bashkëpunimit multisektorial

Osmani: Kosova dhe Austria të angazhohen në intensifikim të bashkëpunimit multisektorial

Probleme të shumta teknike para nisjes së vitit shkollor në Maqedoninë e Veriut

Probleme të shumta teknike para nisjes së vitit shkollor në Maqedoninë e Veriut

Takim mes ATK-së dhe gastronomëve

Takim mes ATK-së dhe gastronomëve

Haradinaj para Gjykatës në Hagë: Nuk ju njoh, politikanët tanë na sollën këtu

Haradinaj para Gjykatës në Hagë: Nuk ju njoh, politikanët tanë na sollën këtu

​Selimi arsyeton para deputetëve draftin e parë të Kodit Civil

​Selimi arsyeton para deputetëve draftin e parë të Kodit Civil

Asnjë i vdekur dhe 54 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe 54 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Hoti i pret në Qeveri përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

Hoti i pret në Qeveri përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

E mitura në Gjilan u dhunua nga dy shokët, detaje të reja nga Gjykata

E mitura në Gjilan u dhunua nga dy shokët, detaje të reja nga Gjykata

Gucati del para Speciales më 1 tetor

Gucati del para Speciales më 1 tetor