Kurti në letrën që ia dërgoi SHBA’së, të cilës s’i bindej: LDK dhe opozita po thonë se jam anti-amerikan, pohim i rremë

E publikuar: 08/12/2020 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është publikuar letra e plotë e ish-kryeministrit, Albin Kurti, dërguar zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, pas prishjes së koalicionit qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në letrën e publikuar nga Kanal 10, shihet se Kurti deklaruar se partitë opozitare së bashku me LDK-në, po mundohen ta prishin qeverinë me qëllim të shkuarjes në zgjedhje.

“Më 25 mars të 2020’ës, partitë opozitare dhe partia në koalicionin tim ka iniciuar mocionin e mosbesimit, nën pretekstin se qeveria ime nuk ishte mjaftueshëm pro-amerikane, e as nuk i dëgjoi këshillat e Shtëpisë së Bardhë. Një pohim i rremë që ka nervozuar shumë njerëz”, ka shkruar Kurti në letër.

Sa ishte ende në postin e kryeministrit, Kurti i kishte thënë Mike Pence se Qeveria Kurti kishte larguar taksën 100%, ndërsa kishte ngritur dyshime se ka marrëveshje të fshehtë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti në letrën drejtuar Mike Pence, kishte thënë se Presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi e kishte keq informuar të dërguarin amerikan në Kosovë, Richard Grenell.

Për rënien nga pozita e kryeministrit, një studim kontroverz i dalë nga Parlamenti Evropian, po ashtu, po ia hedh fajin ish-emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.