Kurti, Mustafa, Veseli e Haradinaj heshtin për helmimin e 26 zyrtarëve nga votat e Serbisë

E publikuar: 13/10/2019 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti, ende s’e ka thënë asnjë fjale për helmimin e 26 zyrtarëve të shtetit të Kosovës, të cilët pësuan gjatë kontrollit të zarfeve me vota të ardhura nga Serbia.

Lideri i Vetëvendosjes ka njoftuar para pak minutash se ka marrë një doktor shkence në Parti. Por, se ka thënë asnjë fjalë për ngjarjen e cila ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Sikurse Kurti ka vepruar edhe Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa. Ai s’ka shkruar ndonjë reagim as në rrjetin social Fb ku zakonisht flet edhe për tema të parëndësishme.

Humbësi i zgjedhjeve, Kadri Veseli, po ashtu, ka ndjekur shembullin e dy liderëve tjerë të partive të mëdha. Duke mos thënë asnjë fjalë për helmimin e zyrtarëve kosovarë.

Edhe Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, s’ka dhënë ndonjë koment për ngjarjen.

Zyrtarët të AAK’së vetëm kanë shkruar në Fb duke thënë se tash si masë reciproke duhet t’i dërgohen Serbisë zarfe me helm.

QKU ka njoftuar se nga nëntë pacientet janë shtatzënë. Ndërkohë gjendja shëndetësore e të gjitha këtyre pacienteve sipas QKUK’së raportohet të jetë stabile, shkruan Express.

“Në ora,11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femrore, dy prej tyre shtatzënë, me  kruarje të duarve të intenzitetit të ultë.  Dy nga to kanë patur edhe vjellje.  Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka patur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, deklarohen për Express, zyrtarë ngta zyra e drejtorit të SHsKUK’së.

Sipas tyre pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfave brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese. 

“Ekipa kujdestare e Klinikës Infektive kanë ndërmarrë masat e duhura duke i spitalizuar dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore.  Konziliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të pacientëve të spitalizuar.

Ndërkohë salla ku janë këto zarfe për momentin është e mbyllur. Në vendin e ngjarjes pritet që të arrijnë ekipet e posaçme me të policisë së Kosovës për t;u futur brenda sallës ku gjenden këto zarfe.

Policia për momentin nuk po e lejojnë asnjë zyrtarë e as qytetar t’i afrohet qendrës së votimit.