Kurti mbetet kryeministër në detyrë – disa opsione për Qeverinë e re

26.03.2020 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti mbetet kryeministër në detyrë – disa opsione për Qeverinë e re

Në duar të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është epilogu i situatës së krijuar pas rrëzimit të Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Para vetes, sipas njohësve, Hashim Thaçi ka disa mundësi.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se presidenti duhet të kërkojë një emër të ri nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton KOHA.

Sipas tij, në rast se një gjë të tillë Vetëvendosje e refuzon, atëherë kalohet tek partitë e tjera.

Në anën tjetër, sipas Arton Demhasajt, i takon Vetëvendosjes të zgjasë propozimin për mandatarin e ri, e kështu, pas një kohe të detyrojë presidentin të shpallë zgjedhjet e reja.

Me gjithë votimin për rrëzimin e Qeverisë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se nuk do t’i tërheqë ministrat nga kabineti qeveritar.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me pandeminë e COVID-19, si kryetar i LDK-së nuk do t’i tërheqë njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 të deputetëve, mbetet në vullnetin e kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdojë të punojë me ta (ministrat) gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjidhet Qeveria tjetër, apo do të bëjë veprime të tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate”, ka shkruar ai në Facebook.

Vazhdimin e punës, përmes një postimi në Facebook, e ka konfirmuar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i Qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia e ambasadorit Grenell: Në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial. Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar. Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër, se Kosova është shtëpia jonë”, ka shkruar ai.

Rrëzimi i Qeverisë së Kurtit është iniciuar nga partneri i Vetëvendosjes, LDK-ja.

Mocioni i mosbesimit është përkrahur nga 82 deputetë e është kundërshtuar nga 32 të tjerë, derisa një ka abstenuar.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zëvendëskryeministri i parë flet pas marrjes së pozitës

Zëvendëskryeministri i parë flet pas marrjes së pozitës

Kurti qeverisë së re: “Qeveri koti”, nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës tek një njeri që e kam shkarkuar

Kurti qeverisë së re: “Qeveri koti”, nuk do ta bëjë pranim-dorëzimin e detyrës tek një njeri që e kam shkarkuar

Mustafa: Sot përcollëm një ekspoze të qartë, me orientime vizionare të kryeministrit tonë

Mustafa: Sot përcollëm një ekspoze të qartë, me orientime vizionare të kryeministrit tonë

Kurtz uron Hotin: Do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane

Kurtz uron Hotin: Do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në rrugën e saj evropiane

Avdullah Hoti nesër merr zyrtarisht detyrën në zyrën e kryeministrit

Avdullah Hoti nesër merr zyrtarisht detyrën në zyrën e kryeministrit

Rama: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re dhe opozitës në Kosovë

Rama: Rrugëtim të mbarë qeverisë së re dhe opozitës në Kosovë

LVV: Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Veron Hasanit

LVV: Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Veron Hasanit

Tahiri: Prej një kryeministri arrogant në uzurpim e keqqeverisje, në një kryeministër të pafuqishëm

Tahiri: Prej një kryeministri arrogant në uzurpim e keqqeverisje, në një kryeministër të pafuqishëm

19 raste me Covid-19 sot në Kosovë, 24 të shëruar

19 raste me Covid-19 sot në Kosovë, 24 të shëruar

Ndryshime në Kuvend: Rikthehet Ismet Beqiri, mbetet pa mandat Lumir Abdixhiku

Ndryshime në Kuvend: Rikthehet Ismet Beqiri, mbetet pa mandat Lumir Abdixhiku

Shifrat në rritje me COVID-19 nxisin përplasjet për datën e zgjedhjeve

Shifrat në rritje me COVID-19 nxisin përplasjet për datën e zgjedhjeve

​Dorëhiqet nënkryetari i Ferizajt

​Dorëhiqet nënkryetari i Ferizajt

Hoti para dy vitesh për Listën Serbe: Instrument i Beogradit, çdo qeveri e varur prej tyre është jo-stabile

Hoti para dy vitesh për Listën Serbe: Instrument i Beogradit, çdo qeveri e varur prej tyre është jo-stabile

Thaçi pas votimit të Qeverisë Hoti: Kurti të heq dorë nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar

Thaçi pas votimit të Qeverisë Hoti: Kurti të heq dorë nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar

Donika Kadaj: Qe pse nuk e votova Avdullah Hotin

Donika Kadaj: Qe pse nuk e votova Avdullah Hotin

Haxhi Shala pritet të aderoj në AAK

Haxhi Shala pritet të aderoj në AAK