Kurti: Marrëveshjen me LDK’në do ta bëjmë 3-4 ditë pas certifikimt të rezultateve

E publikuar: 22/11/2019 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur para mediave pas takimit që e pati me Isa Mustafën, kreun e LDK-së, raporton Gazeta Express.

Kurti pas takimit që zgjati pak më shumë se një orë tha se janë dakorduar që të takohen përsëri javën tjetër.

“Patëm një takim konstruktiv me kryetarin e LDK-së me që rast në të njëjtën kohë patëm edhe takimin e grupeve tona punuese që po e harmonizojnë programin e ardhshëm qeverisë, ne diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, dhe u morëm vesh që një orë pas certifikimit të rezultatit, do të takohemi që ta bëjmë marrëveshjen brenda tre katër ditësh pastaj, jemi marrë vesh që të merremi vesh menjëherë pas certifikimit të rezultateve, me që rast ftesa ime e përgjigja pozitive e kryetarit Mustafa tashmë është e dhënë. Ne do të takohemi një orë pas certifikimit të rezultateve ne do të takohemi për ta kryer brenda 72 orëve marrëveshjen përfundimtare për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, shtoi lideri i VV-së.

Kurti tha se janë marrëveshja e koalicionit tashmë i ka 26 faqe tekst.

“Do të vazhdojmë takimet mes grupeve tona punuese për harmonizimin e programit qeverisës që deri në këto çaste i ka 26 faqe tekst, kemi dëshmuar një kulturë të re të formimit të qeverisë, me fjalë të tjera u dakorduam për një tempo të re”, përfundoi ai./GazetaExpress/