Kurti: Kushtetuesja të lihet e qetë, të mos ketë kërcënime

E publikuar: 20/05/2020 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Gjykata Kushtetuese duhet të lihet e qetë, duke ndërlidhur kërcënimet ndaj tij me kërcënime ndaj kësaj gjykate.

Një ditë pasi tha se ka marrë kërcënime nga “Garda Vullnetare Shqiptare”, Kurti gjatë një vizite menaxhmentit të Trepçës deklaroi se kërcënimi s’ishte ndaj tij, por ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ka thënë se “siç duket presidenti është në panik”.