Kurti: Kullat Binjake nuk janë më, por Kulla e Lirisë, edhe më e lartë, është aty tani

E publikuar: 11/09/2020 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar sulmin terrorist që u bë në Kullat Binjake në SHBA 19 vite më parë.

Kurti ka shkruar se që nga viti 2001, në ditën e 11 shtatorit kujtohen përherë me dhimbje e solidaritet familjet e të vrarëve dhe mbarë kombin amerikan.

Veç kësaj ai tha se “Terrori i 11 shtatorit la vrragë të thellë, por, më shumë bashkoi sesa që ndryshoi botën”,

“Që nga viti 2001, në ditën e 11 shtatorit, kujtojmë e nderojmë, me dhembje e solidaritet, familjet e të vrarëve dhe mbarë kombin amerikan. 2977 viktimat e pafajshme dhe mijëra të tjerë të plagosur e të lënduar janë pasoja e paharrueshme e terrorizmit i cili kurrë nuk mund të ngadhënjejë. Në mesin e viktimave ishin edhe tre shqiptarë, që u bënë shprehje shtesë e afërsisë shqiptaro-amerikane, në çdo rrethanë dhe kohë. Terrori i 11 shtatorit la vrragë të thellë, por, më shumë bashkoi sesa që ndryshoi botën. Kullat Binjake nuk janë më, por Kulla e Lirisë, edhe më e lartë, është aty tani”m ka shkruar ai.