Kurti: Konsumimi i prodhimeve vendore shumë i rëndësishëm në mbështetje të prodhuesve

15.05.2020 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti: Konsumimi i prodhimeve vendore shumë i rëndësishëm në mbështetje të prodhuesve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, z. Besnik Bislimi, priti në takim punë prodhuesit e qumështit të përfaqësuar nëpërmjet, kryetarit të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, z. Milazim Berisha, drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, z. Ardian Purrini, kryetarit të Shoqatës së Industrisë së Qumështit, z. Gani Durmishaj dhe anëtarit të Bordit të Shoqatës së Industrisë së Qumështit, z. Lulëzim Aliu.

Ata e njoftuan Kryeministrin në detyrë z. Kurti dhe ministrin në detyrë z. Bislimi për specifikat dhe kapacitetet e industrisë e të prodhuesit vendor të qumështit. Kjo industri ka rreth 2500 punëtorë në zinxhirin prodhues, kurse mbi 3000 punëtorë në atë të shpërndarjes. Për fat të keq, kjo është prej industrive më të prekura nga pasojat e COVID-19, për shkak të cilave është duke vepruar vetëm me 30% të kapaciteteve të saj. Përfaqësuesit e prodhuesve të qumështit bënë thirrje për përkrahjen e prodhuesve vendorë duke i konsumuar prodhimet e tyre.

Kryeministri në detyrë theksoi se përkrahja e prodhimeve vendore është pjesë integrale e programit të Qeverisë sikurse edhe i zotimeve elektorale, dhe iu bashkëngjit thirrjes për blerjen dhe konsumimin e prodhimeve vendore si parim por edhe si nevojë për mbështetje të prodhuesve vendorë në kohë pandemie. Mbështetja e këtyre prodhueseve nëpërmjet konsumimit të prodhimeve vendore është shumë e rëndësishme, sidomos në kohë pandemie. Ata do ta kenë vëmendjen e institucioneve Qeverisëse gjatë hartimit dhe zbatimit të pakos së dytë ekonomike, atë të rimëkëmbjes.

Gjatë takimit po ashtu u diskutua edhe për format tjera të përkrahjes së prodhuesve vendor nga Qeveria dhe mundësitë e reja që mund të krijohen në tregun e kësaj industrie gjatë dhe pas rimëkëmbjes ekonomike./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


E bën gruan për spital burri nga Fushë Kosovë

E bën gruan për spital burri nga Fushë Kosovë

Dy oficerë policie janë plagosur gjatë demonstratave,  raportoi nga vendngjarja gazetari i CNN

Dy oficerë policie janë plagosur gjatë demonstratave, raportoi nga vendngjarja gazetari i CNN

Policia: Janë arrestuar dy të dyshuarit sepse kanë shantazhuar një femër, duke i kërkuar 25 mijë euro

Policia: Janë arrestuar dy të dyshuarit sepse kanë shantazhuar një femër, duke i kërkuar 25 mijë euro

Vogel: SHBA-ja pret marrëveshje të shpejtë që ta shpallë Kosovën mision të përfunduar dhe të tërheqë trupat

Vogel: SHBA-ja pret marrëveshje të shpejtë që ta shpallë Kosovën mision të përfunduar dhe të tërheqë trupat

“Neue Zürcher Zeitung”: Në vendin mbase më të korruptuar të Europës, Kurti synoi t’i jap fund klientelizmit

“Neue Zürcher Zeitung”: Në vendin mbase më të korruptuar të Europës, Kurti synoi t’i jap fund klientelizmit

130 persona janë në izolim pasi që kanë kontaktuar të infektuarit në fabrikën e tekstilit

130 persona janë në izolim pasi që kanë kontaktuar të infektuarit në fabrikën e tekstilit

Trump, SHBA: E ndërprejmë përfundimisht marrëdhëniet me OBSH’në

Trump, SHBA: E ndërprejmë përfundimisht marrëdhëniet me OBSH’në

Një fjalë shmang Austrinë nga gabimi i madh në buxhetin e vendit

Një fjalë shmang Austrinë nga gabimi i madh në buxhetin e vendit

Fillojnë shkurtimin e stafit linjat ajrore  për shkak të Covid-19

Fillojnë shkurtimin e stafit linjat ajrore për shkak të Covid-19

Muja: Pritjet i kam pasur nga tre gjyqtarë të Kushtetueses

Muja: Pritjet i kam pasur nga tre gjyqtarë të Kushtetueses

Max paralajmëron projektin e ri me një fotografi provokuese

Max paralajmëron projektin e ri me një fotografi provokuese

Rihanna është shumë e lezetshme, por nuk di të këndojë!

Rihanna është shumë e lezetshme, por nuk di të këndojë!

12 klubet e Superligës rezultojnë negativ në koronavirus, gati për rikthimin e garës

12 klubet e Superligës rezultojnë negativ në koronavirus, gati për rikthimin e garës

Në SHBA, arrestohet polici që ia vuri gjurin në qafë zezakut

Në SHBA, arrestohet polici që ia vuri gjurin në qafë zezakut

Gashi, Kushtetuesja: Sqaroi se në Kosovë popullin e përfaqëson Kuvendi, e jo Qeveria e Presidenti

Gashi, Kushtetuesja: Sqaroi se në Kosovë popullin e përfaqëson Kuvendi, e jo Qeveria e Presidenti

Borell: BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve, disa shtete janë kundër çfarëdo lëvizjeje

Borell: BE do të preferonim të ruhet gjendja e tanishme sa u përket kufijve, disa shtete janë kundër çfarëdo lëvizjeje