Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe Palestina

E publikuar: 30/07/2019 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një fjalim gjatë mbledhjes së Internacionales Socialiste që po mbahet në Ramallah dhe Tel Aviv.

Kurti në këtë fjalim ka thënë se Palestina me Izrealin së bashku nuk e njohin Kosovën. Por Kurti ka thënë se ato të ngelen të bashkuara, mirëpo duke e njohur Kosovën.

Tutje lideri i VV-së ka bërë thirrje të zgjidhjes së konfliktit të gjatë mes këtyre dy popujve në Lindje të Mesme duke thënë se kjo i ndihmon paqes në botë.