Kurti kërkon mbështetje të pakushtëzuar për Shqipërinë kundër Kazakistanit

E publikuar: 11/10/2020 15:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar që të mbështetet pa kushte Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ku sot ballafaqohet me Kazakistanin, përcjellë KosovaPress.

“Sot, në arenën ndërkombëtare, ndeshet kombëtarja jonë me Kazakistanin, përmes sportit tonë të dashur, futbollit. Dëshira jonë për fitoren e radhës së Shqipërisë duhet të jetë shkas për urim dhe mbështetje të pakushtëzuar për djemtë tanë, veçanërisht kur ata luajnë jashtë vendit.”, ka shkuar Kurti në profilin e tij në Facebook.