Kurti ia kujton Thaçit nenin e Kushtetutës për shkarkim

E publikuar: 31/03/2018 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi sot gjatë një konference për media ka akuzuar rëndë Albin Kurtin se lëvizja Vetëvendosje financohet nga Irani, transmeton “Zëri.info”.

Thaçi në konferencë po ashtu ka folur edhe për lidhje të Kurtit me presidentin rus Vladimir Putin dhe përshtatjet që kanë me politikat e Beogradit.

Ndërsa, kryetari i Vetëvendosjes, i është kundër përgjigjur Thaçit duke ia kujtuar atij nenin e Kushtetutës së Kosovës, për shkarkim.

Kurti, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, se mendja e Thaçit është një vorbull që i dhemb atij e i kushton Kosovës.

Postimi i plotë i Kurtit:

I mjeri Javert

Ky nuk mund të jetë president, me gjithë këtë dëshirë që ka për t’u bërë inspektor policie. Mendja e Thaçit është një vorbull që i dhemb atij e i kushton Kosovës. Shpif si polic në bodrume hetuesie, akuzon si prokuror në farsa prej gjyqi.

Neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Republikës po bëhet neni 91.