Kurti fton gratë e vajzat në protestë kundër ‘këtij pushteti prej burrash zullumqarë’

E publikuar: 23/09/2018 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një video-mesazhi u ka bërë thirrje grave dhe vajzave të Kosovës që të dalin në protestën e së shtunës që organizohet nga VV.
Kurti në këtë video u bën thirrje grave dhe vajzave që të ndalin këtë pushtet, siç e quan ai, “pushtet prej burrash zullumqarë”, transmeton Express.

“Problemet tuaja, të nderuara zonja e zonjusha të Kosovës janë të shumta, prej dhunës në familje, papunësisë, diskriminimit e shumë mungesave. Por, problemet nuk do të mund të zgjidhen pa e ndalur këtë pushtet prej burrash zullumqarë. Gra e vjaza të Kosovës, ejani në protest të shtunën, me datën 29 shtator, në orën 14:00, në Prishtinë se vetëm me ju mund ta ruajmë mëmëdheun”, tha Kurti na video-mesazhin e publikuar në profilin e tij në Facebook.

Përmes kësaj videoje, Kurti fton gratë dhe vajzat të protestojnë sepse sipas tij ato kanë dhënë shumë për Kosovën dhe ka kërkuar që këtë ta bëjnë edhe të shtunën, duke protestuar.