Kurti flet për “tri gabimet e mëdha të LDK-së” që e bëjnë të kujdesshëm për koalicionin paszgjedhor

E publikuar: 23/09/2019 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nesër në “Koha Ditore” botohet intervista me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti.

Aty mund të lexoni se cila është oferta e Kurtit për votuesit kosovarë në zgjedhjet e 6 tetorit. Cilat janë tri “gabimet e mëdha” të LDK-së, për të cilat lideri i VV-s thotë se e bëjnë të kujdesshëm për një koalicion të mundshëm paszgjedhor?

Pse tani ai thekson se nuk do ta lus më LDK-n për koalicion pas zgjedhjeve?

Lexoni edhe se cila është qasja që ofron Kurti në dialog me Serbinë dhe pse sipas tij, ideja për ndryshim të kufijve nuk ka vdekur.

Si do ta arsyetonte Kurti vendimmarrjen për heqjen e taksës ndaj mallrave me origjinë nga Serbia?

Mes tjerash, Kurti ka folur edhe për çështjen e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe; Raportin që do ta mbajë me Listën Serbe; Planin ekonomik; dhe një lloj rishqyrtimi të punës së Gjykatës Speciale- nëse zgjidhet kryeministër.

Intervistën mund ta lexoni në numrin e nesërm të Kohës Ditore.