Kurti flet për “të fortët e LDK-së” dhe “nënshtrimin e tyre ndaj agjendës së presidentit”

31.03.2020 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurti flet për “të fortët e LDK-së” dhe “nënshtrimin e tyre ndaj agjendës së presidentit”

Albin Kurti e ka quajtur të pabesueshëm nënshtrimin e disa zyrtarëve të LDK-së ndaj, siç tha ai, agjendës së presidentit Hashim Thaçi.

Në intervistën dhënë në emisionin “Desku” në KTV, Kurti foli për atë që ngjau para dhe pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë që drejton ai.

Ai foli për disa zyrtarë të LDK-së që nuk garuan në zgjedhje, por që u fuqizuan brenda partisë pas takimit me ambasadorin amerikan Richard Grenell.

“Për mua nuk ka shpjegim tjetër ky lloj nënshtrimi ndaj agjendës presidenciale, të mos jesh askund kundër presidentit, e të marrësh fjalën në seancën e mocionit të mosbesimit e ta akuzosh kryeministrin për tone bolshevike, është e papranueshme”, tha Kurti duke iu referuar ish-zëvendësit të tij, Avdullah Hoti, që u shkarkua menjëherë pas fjalimit në Kuvend.

Ai përsëriti edhe çështjen që e nxiti gjithë këtë – iniciativën e presidentit Thaçi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

Sipas Kurtit, Thaçi dështoi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

“Nuk arriti ta bëjë dekret presidencial dhe ta çojë në Kuvend, presidentit të Kosovës i nevojitet një kryeministër tjetër, që nuk ia kundërshton intencën për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme”, tha Kurti.

Ai iu kthye edhe çështjes që ngriti në seancën për mocionin, kur tha se “Janë transkriptet nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë”, duke dashur të vërtetojë atë që po thoshte për presidentin. Por pak minuta më vonë, vetë ai bëri të ditur se “transkriptet nuk ekzistojnë më shkaku i një defekti në hard-disk”, duke shtuar se “kapja e shtetit po vazhdon”.

“Transkriptet nuk dashur as t’i lexoj e as t’i publikoj, por jam i alarmuar pse paska qenë një problem në hard disk. Por kujtimet i kemi aq të freskëta, të gjithë janë të gjallë. Presidenti, pa asnjë të vdekur nga koronavirusi, me vetëm 19 të infektuar, synoi të shpallte gjendje të jashtëzakonshme. Janë dy arsye: Sipas nenit 131 të Kushtetutës, pika 7, praktikisht presidenti merr kontrollin me ushtrinë dhe e shpor ministrin e Mbrojtjes, kurse me nenin 131, pika 8 e merr kryesimin e Këshillit të Sigurisë dhe e nxjerr nga loja kryeministrin. Ai s’po pajtohet me kompetencat ceremoniale që ka, por le t’i kthehet garës në zgjedhje nëse ka dëshirë për pushtet” ka thënë Kurti për presidentin Thaçi.

Sipas tij, Thaçi e humbi debatin në Këshill të Sigurisë, por këtu nuk ishte fundi i absurditetit. Ai tregon se Thaçi në mbledhje lavdëroi punën e Policisë, kurse pak orë më vonë përmes dekretit për gjendje të jashtëzakonshme deshi të marr kompetencat e Policisë, duke nxjerr ushtrinë në rrugë.

“Nuk ekziston asnjë detyrë që nuk e kanë kryer institucionet tona, gjendja e jashtëzakonshme është një akt gati i dëshpërimit, kur nuk funksionin sistemi. Por te ne nuk ishte situata”, tha Kurti.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Data e zgjedhjeve, peng i pandemisë në Maqedoninë e Veriut

Data e zgjedhjeve, peng i pandemisë në Maqedoninë e Veriut

Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Skenarët e mundshëm të krizës

Skenarët e mundshëm të krizës

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” kalon te Real Madrid

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje