Kurti flet për shkëmbimin: Vetëm të mendosh për kufij të rinj është çmenduri – është nxitje e konfliktit

E publikuar: 18/06/2020 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar zhvillimiet e fundit politike në vend gjatë një bashkëbisedimi të organizuar nga Frierich Ebert.

Lidhur me çështjen e shkëmbimit të territoreve që sipas tij mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë, kreu i VV-së tha se kjo është e papërgjegjshme.

”Vetëm të mendosh se do të ketë kufij të rinj, e ndryshim në harta, është çmenduri. Është e pamundur, nuk është zgjidhje për paqe – është nxitje e konfliktit”, është shprehur ai.

Kurti u shpreh aty se Kosova problemin më të madh e ka korrupsionin por në të njëjtën kohë qëndrojnë edhe ambiciet e Serbisë për territor.