Kurti flet për mediat serbe: Do të formoja komision për të vlerësuar marrëveshjet me Beogradin

E publikuar: 21/06/2017 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nëse bëhet kryeministër do të propozojë formimin e një komisioni parlamentar për të shqyrtuar marrëveshjet e Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Këto komente ai i bëri në një intervistë për të përjavshmen” Vranje”, në numrin e saj më të ri që del në shitje nesër.

Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kurti ka thënë se nevojitet një dialog i brendshëm në të dyja vendet dhe ka shtuar se ai nuk është kundër pajtimit.

“Ky dialog krijon përshtypjen e normalizimit të marrëdhënieve, por në fakt vetëm ka thelluar antagonizmat, ndarjen dhe ndarjet etnike” tha Kurti.

Ai shtoi se Vetëvendosje në parim nuk është kundër dialogut, por kundër dialogut i cili e shndërron Kosovën në temë dhe Serbia e përcakton agjendën, transmeton Klan Kosova.