Kurti emëron Erzen Vraniqin këshilltar politik

E publikuar: 25/02/2020 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Erzen Vraniqin, këshilltar politik në kabinetin e tij.

Kurti ka uruar Vraniqin për detyrën e re, ndërsa shtoi se përvoja e tij politike është e rëndësishme në rrugëtimin e përbashkët.
Po ashtu, Kurti ka thënë se angazhimi tejet profesional i Vraniqit deri më tani ka rëndësi të madhe në këtë rrugëtim politik.