Kurti e Mustafa vazhdojnë bisedimet për koalicionin

E publikuar: 22/11/2019 15:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy partitë e para të dala nga zgjedhjet e gjashtë tetorit, VV e LDK-ja kanë filluar sot nivelin politik të bisedimeve për t’u dakorduar edhe në disa çështje të mbetura për koalicionin që mund t’i çojë së bashku në qeveri, raporton Gazeta Express.

Tashmë në hotelin ku do të mbahet takimi kanë arritur të dy liderët, Albin Kurti i VV-së, e Isa Mustafa i LDK-së. Megjithatë, takimi po mbahet pa praninë e mediave.

Që nga 6 tetori dy partitë kanë filluar takimet në mes të grupeve punuse, derisa, tashmë në nivel të liderëve do të diskutohet për ndarje të ministrive e për dialogun.

Nuk është përjashtuar mundësia që të diskutohet edhe për pozitën e presidentit.