Kurti: Dialogu transparent, larg marrëveshjeve sekrete

E publikuar: 17/06/2020 15:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të zhvillohet në mënyrë transparente, larg nga marrëveshjet sekrete për shkëmbim territorial dhe me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Pas takimit me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, Kurti në Facebook ka njoftuar se me të ka theksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm.

“Dialogu duhet të zhvillohet në mënyrë transparente, larg nga marrëveshjet sekrete për shkëmbim territorial dhe me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dialogu duhet të udhëhiqet nga përfaqësues legal dhe legjitim e jo nga këta që kanë kontrabanduar pushtetin duke rrëzuar qeverinë e mirë dhe demokratike të zgjedhur nga populli”, shkruan Kurti.

Prandaj, siç thekson ish-kryeministri i vendit, zgjedhjet janë të domosdoshme dhe të pashmagmshme për një qeveri legjitime e kredibile të dialogoj dhe të arrij një marrëveshje të qëndrueshme e afatgjate./Koha.net/