Kurti dhe Spasovski: Na duhet bashkëpunim konstruktiv në arritjen e qëllimeve të përbashkëta

E publikuar: 23/05/2020 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Albin Kurti, Kryeministri në detyrë në një bisedë telefonike me Kryeministrin në detyrë të Maqedonisë së veriut, Oliver Spasovski, folën për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën për bashkëpunim konstruktiv në arritjen e qëllimeve të përbashkëta rajonale, raporton Infosot.

Poashtu gjatë bisedës është folur për situatës me COVID-19 dhe masave që Qeveritë e dy vendeve kanë ndërmarrë në luftimin dhe menaxhimin e përhapjes së virusit korona.

Kurti dhe Spasovski, janë pajtuar që të vazhdojnë dhe mirëmbajnë komunikimin institucional ashtu sikurse edhe bashkëpunimin ndërshtetëror.

Kryeministri në detyrë Kurti zhvilloi bisedë telefonike me Kryeministrin e Qeverisë në detyrë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Oliver Spasovski

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Qeverisë në detyrë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Oliver Spasovski.

Gjatë bisedës, theks i veçantë iu dha situatës me COVID-19 në vendet respektive dhe masave që Qeveritë e dy vendeve kanë ndërmarrë në luftimin dhe menaxhimin e përhapjes së virusit Corona.

Ata gjithashtu folën për marrëdhëniet bilaterale dhe nevojën për bashkëpunim konstruktiv në arritjen e qëllimeve të përbashkëta rajonale.

Në fund, Kryeministri në detyrë Kurti dhe Kryeministri i Qeverisë në detyrë të Maqedonisë së Veriut, Spasovski u pajtuan që të vazhdojnë dhe mirëmbajnë komunikimin institucional ashtu sikurse edhe bashkëpunimin ndërshtetëror.