Kurti dhe Pendarovski në bisedë telefonike, diskutojnë mbi marrëdhëniet bilaterale

E publikuar: 21/05/2020 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, transmeton Infosot.

Gjatë bisedës, ata diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale dhe fqinjësore, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

“Vëmendje e veçantë iu dha situatës së krijuar në të dy vendet pas përhapjes së pandemisë COVID-19. Kryeministri në detyrë Kurti dhe Presidenti Pendarovski i komunikuan njëri-tjetrit gjendjen me COVID-19, masat që institucionet qeverisëse të vendeve respektive kanë ndërmarrë për luftimin dhe menaxhimin e kësaj pandemie, dhe rimëkëmbjen pas saj”.

“Bashkëpunimi bilateral dhe rajonal është gjithmonë i rëndësishëm, por veçanërisht në kohë të sotme. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për marrëdhënie bilaterale me fqinjët e saj dhe të jetë faktor kyç dhe kontribut-dhënës në regjion”, thuhet në njoftim.