Kurti dhe Osmani: Do të vendosim drejtësi pa hakmarrje

E publikuar: 14/02/2021 23:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë koneferencës së përbashkët të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanin, u tha se këto zgjedhje ishin referendum, dhe se ishte ndryshimi i shumë pritur.

Kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti, është shprehur se procesi zgjedhor ka qenë i drejtë.  Ai poashtu ka falënderuar edhe mërgimtarët.

Kurti ka thënë edhe oponetët politikë kanë kontribuar për një proces të qetë duke u uruar siç është shprehuar ai reformim të mirëfilltë.

Kurti ka thënë se do të vendosin drejtësi por pa hakmarrje.

“Pa inate e pa revanzhizëm pa hakmarrje do ta zhvillojmë vendin tonë” ,tha Kurti.

Ai ka shtuar se kjo ditë e zgjedhjeve do të mbahet mend për shumë gjë.

U.d së presidentes,Vjosa Osmani, ka thënë se vota e qytetarëve e solli ndryshimin e shumë pritur, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se janë të vetëdijshëm për besimin dhe përgjegjësinë që kanë marr nga qytetarët.

“Ky nuk është mandat për hakmarrje por mandat për punë e barazi. Kjo qeveri do të jetë zëri i qytetarëve”, tha ajo.

Sot ju bë e qartë çdo kujt që vendos interesant personale para shtetit qytetarët e ndëshkojnë.

Ajo ka thënë se misioni i tyre mbetet fuqizimi i sovranitetit anëtarësimi në institucione euro-atlantike dhe miqësia me ShBA-të.