Kurti deklarohet pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

E publikuar: 29/04/2021 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kurti njoftoi se ia bëri me dije Stoltenberg që prania e NATO-s në Kosovë është e domosdosme për ruajtjen e paqes.Sipas Kurtit anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin edhe Europën shumë më të sigurt.

”#NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. W/Sekretari i Përgjithshëm @jensstoltenberg. Unë theksova se prania e saj [NATO-s] në #Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe sigurimin e sigurisë dhe anëtarësimi i #Kosovës në #NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”.