Kurti, Borrellit: Dialogu nuk është neglizhuar nga ne

E publikuar: 29/04/2021 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që është thirrur nga Përfaqësues i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Kurti në një konferencë për media pas takimit me Borrell ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është neglizhuar nga ai dhe Qeveria e tij.

“Dialogu nuk është neglizhuar nga ne dhe prandaj zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është i angazhuar për integrimin evropian të vendit dhe për dialogun Kosovë-Serbi. Unë nga mesi i majit do të marrë pjesë në darkën e Brukselit që do të organizohet me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, ku të jemi të gjithë në një tavolinë. Në këtë mënyrë besoj se do të zhvillojmë kapitullin tjetër të dialogut, për të realizuar marrëveshjet e arritura ju mund të llogarisni në komunikim tim të drejtpërdrejtë. Sepse të gjitha çështjet e gjashtë vendeve të BE-së duhet t’i vendosim në një vend dhe më së miri është në një tavolinë”, ka thënë Kurti.