Kurti: 12 muaj pushimi i lehonisë, nënat e papuna do të përfitojnë nga 250 euro në gjashtë muajt e parë

E publikuar: 20/02/2021 18:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është zotuar se gjatë qeverisjes së tij prindërit do të kenë 12 muaj pushim të lehonisë/atësisë.

Ai po ashtu ka thënë se nënat e papuna do të përfitojnë nga 250 euro në gjashtë muaj e parë të amësisë.

“Neni 50 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen, kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë. Prindërit do të kenë 12 muaj pushim të lehonisë / atësisë, ndërsa nënat e papuna do të përfitojnë 250 € në 6 muajt e parë të amësisë. Asnjë fëmijë nuk duhet të mbetet i uritur dhe as të mbetet pas”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Kurti po ashtu ka bërë të ditur se nëse një familje fiton më pak se 7 mijë euro në vit, ajo do të përfitojë 50 euro për fëmijë, nëse një familje fiton më pak se 6 mijë euro në vit, ajo do të përfitojë 100 euro për fëmijë dhe nëse një familje fiton më pak se 5 mijë euro në vit, ajo të përfitojë 150 euro për fëmijë.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, LVV-ja fitoi mbi 47 për qind të votave, pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato me postë.