Kurrë nuk është vonë për të nisur kompaninë tuaj

09.04.2021 23:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kurrë nuk është vonë për të nisur kompaninë tuaj

Nuk është kurrë vonë për t’u bërë sipërmarrës! Ju nuk e keni humbur shansin.

Shumë njerëz mendojnë se sipërmarrja është një lojë të rinjsh. Ky supozim vjen ngaqë kur mendojmë për sipërmarrës të suksesshëm, ata që na vijnë menjëherë ndër mend janë të rinj që braktisën universitetin, si Bill Gates, Mark Zuckerberg dhe Michael Dell. Megjithatë sipërmarrësit që braktisën universitetin përbëjnë një përjashtim.

Një studim i Kauffman Foundation, nën drejtimin e profesorit Carl Schramm nga Universiteti i Sirakuzës, tregoi se mosha mesatare e një sipërmarrësi kur themeloi një kompani të tijën ishte 39 vjeç. Schramm shtoi se “amerikanët që janë 35 vjeç ose më shumë kanë 50% më shumë probabilitet të nisin një biznes se sa ata në moshë më të re”.

Një studim i fundit i drejtuar nga Javier Miranda nga U.S. Census Bureau dhe Pierre Azoulay nga MIT, tregoi se për top 0,1% të sipërmarrjeve të reja me rritjen më të shpejtë në SHBA, mosha mesatare e themeluesit të saj ishte 45 vjeç. Me pak fjalë, nuk është asnjëherë vonë për t’u bërë një sipërmarrës.

Sipërmarrësit mbi të 30-at janë më të suksesshëm

Të nisësh një biznes në mes të karrierës mund të jetë një avantazh për shumë arsye. Studimi i Kauffman Foundation tregoi se sipërmarrësit që nisnin një biznes në mes të karrierës kishin pesë herë më shumë probabilitet të ishin të suksesshëm pesë vjet më pas se sa sipërmarrësit që krijonin një kompani sapo mbaronin universitetin.

Kjo sepse përvoja në menaxhim është një trajnim i mirë për t’u bërë sipërmarrës. Kur jeni në të 30-at ose më shumë, keni fituar aftësi të mira, keni krijuar kontakte dhe njohjet e duhura në sektorin që ju do të ndërmerrni në sipërmarrje. Financat tuaja kanë më shumë gjasa të jenë stabël dhe t’ju japin mundësi të investoni në një kompani të re. Sipërmarrësit mbi të 30-at kanë më shumë probabilitet të jenë të suksesshëm se sipërmarrësit e rinj, pasi duhet kohë që të njohësh veten. Gjatë karrierës suaj ju mësoni se çfarë ju pëlqen apo nuk ju pëlqen në çdo pozicion.

Ku ju nisni një biznes ju mund të kuptoni më mirë pikat tuaja të forta dhe të dobëta, dhe se çfarë ju nevojitet për t’u ndier i kënaqur si qenie njerëzore.

Sipërmarrës të famshëm që ndryshuan karrierë pas një kohe të gjatë

Edhe nëse keni investuar 10 apo 20 vjet në profesionin aktual, ju mund të bëheni një sipërmarrës i suksesshëm. Më poshtë janë disa shembuj të njerëzve të famshëm që ndryshuan drejtim në karrierën e tyre pas një kohe të gjatë.

Vera Wang ishte redaktore te revista Vogue për 17 vjet para se të bëhej një stiliste e famshme në moshën 40-vjeçare.

Jeff Bezos kishte një karrierë të suksesshme në informatikë në Wall Street dhe pozicione të rëndësishme në kompani të shumta financiare para se të krijonte Amazon në moshën 31-vjeçare.

Bernard Marcus u pushua nga puna së bashku me Handy Dan në moshën 48-vjeçare së bashku me kolegun Arthur Blank. Të dy krijuan më pas kompaninë rivale Home Depot.

Nuk është kurrë momenti i duhur

Të krijosh një kompani është si të kesh një fëmijë – nuk është kurrë momenti “i duhur”. Nuk ka të bëjë aspak me moshën, ju nuk do të ndiheni kurrë gati. Çelësi është të përballeni me frikën që lidhet me tranzicionin nga punonjës në një kompani te themelimi i një kompanie. Mosha 30, 40 vjeç apo më shumë është momenti i duhur për të nisur një biznes tuajin, veçanërisht nëse keni planifikuar më parë nga pikëpamja financiare dhe nëse keni mbështetje financiare. Nëse po mendoni të nisni një biznes tuajin në mes të karrierës nuk është kurrë vonë.

“Nuk jeni asnjëherë i vjetër për të vendosur një objektiv të ri apo për të ëndërruar një ëndërr të re”, thotë C.S. Lewis. “Ëndërroni diçka të madhe, planifikoni mirë dhe gjërat do të ndodhin”.

Kurrë nuk është vonë për të nisur kompaninë tuaj
PRISHTINË | 09 PRI 2021 | 23:10 | Nga Ekonomia Online
Nuk është kurrë vonë për t’u bërë sipërmarrës! Ju nuk e keni humbur shansinShumë njerëz mendojnë se sipërmarrja është një lojë të rinjsh. Ky supozim vjen ngaqë kur mendojmë për sipërmarrës të suksesshëm, ata që na vijnë menjëherë ndër mend janë të rinj që braktisën universitetin, si Bill Gates, Mark Zuckerberg dhe Michael Dell. Megjithatë sipërmarrësit që braktisën universitetin përbëjnë një përjashtim.
Një studim i Kauffman Foundation, nën drejtimin e profesorit Carl Schramm nga Universiteti i Sirakuzës, tregoi se mosha mesatare e një sipërmarrësi kur themeloi një kompani të tijën ishte 39 vjeç. Schramm shtoi se “amerikanët që janë 35 vjeç ose më shumë kanë 50% më shumë probabilitet të nisin një biznes se sa ata në moshë më të re”.
Një studim i fundit i drejtuar nga Javier Miranda nga U.S. Census Bureau dhe Pierre Azoulay nga MIT, tregoi se për top 0,1% të sipërmarrjeve të reja me rritjen më të shpejtë në SHBA, mosha mesatare e themeluesit të saj ishte 45 vjeç. Me pak fjalë, nuk është asnjëherë vonë për t’u bërë një sipërmarrës.
Sipërmarrësit mbi të 30-at janë më të suksesshëmTë nisësh një biznes në mes të karrierës mund të jetë një avantazh për shumë arsye. Studimi i Kauffman Foundation tregoi se sipërmarrësit që nisnin një biznes në mes të karrierës kishin pesë herë më shumë probabilitet të ishin të suksesshëm pesë vjet më pas se sa sipërmarrësit që krijonin një kompani sapo mbaronin universitetin.Kjo sepse përvoja në menaxhim është një trajnim i mirë për t’u bërë sipërmarrës. Kur jeni në të 30-at ose më shumë, keni fituar aftësi të mira, keni krijuar kontakte dhe njohjet e duhura në sektorin që ju do të ndërmerrni në sipërmarrje. Financat tuaja kanë më shumë gjasa të jenë stabël dhe t’ju japin mundësi të investoni në një kompani të re. Sipërmarrësit mbi të 30-at kanë më shumë probabilitet të jenë të suksesshëm se sipërmarrësit e rinj, pasi duhet kohë që të njohësh veten. Gjatë karrierës suaj ju mësoni se çfarë ju pëlqen apo nuk ju pëlqen në çdo pozicion.Ku ju nisni një biznes ju mund të kuptoni më mirë pikat tuaja të forta dhe të dobëta, dhe se çfarë ju nevojitet për t’u ndier i kënaqur si qenie njerëzore.Sipërmarrës të famshëm që ndryshuan karrierë pas një kohe të gjatë
Edhe nëse keni investuar 10 apo 20 vjet në profesionin aktual, ju mund të bëheni një sipërmarrës i suksesshëm. Më poshtë janë disa shembuj të njerëzve të famshëm që ndryshuan drejtim në karrierën e tyre pas një kohe të gjatë.
Vera Wang ishte redaktore te revista Vogue për 17 vjet para se të bëhej një stiliste e famshme në moshën 40-vjeçare.
Jeff Bezos kishte një karrierë të suksesshme në informatikë në Wall Street dhe pozicione të rëndësishme në kompani të shumta financiare para se të krijonte Amazon në moshën 31-vjeçare.
Bernard Marcus u pushua nga puna së bashku me Handy Dan në moshën 48-vjeçare së bashku me kolegun Arthur Blank. Të dy krijuan më pas kompaninë rivale Home Depot.
Nuk është kurrë momenti i duhurTë krijosh një kompani është si të kesh një fëmijë – nuk është kurrë momenti “i duhur”. Nuk ka të bëjë aspak me moshën, ju nuk do të ndiheni kurrë gati. Çelësi është të përballeni me frikën që lidhet me tranzicionin nga punonjës në një kompani te themelimi i një kompanie. Mosha 30, 40 vjeç apo më shumë është momenti i duhur për të nisur një biznes tuajin, veçanërisht nëse keni planifikuar më parë nga pikëpamja financiare dhe nëse keni mbështetje financiare. Nëse po mendoni të nisni një biznes tuajin në mes të karrierës nuk është kurrë vonë.
“Nuk jeni asnjëherë i vjetër për të vendosur një objektiv të ri apo për të ëndërruar një ëndërr të re”, thotë C.S. Lewis. “Ëndërroni diçka të madhe, planifikoni mirë dhe gjërat do të ndodhin”.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mbi 670 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet regjionale, 44 prej tyre në kujdes intensiv

Mbi 670 pacientë po trajtohen në QKUK dhe spitalet regjionale, 44 prej tyre në kujdes intensiv

Ky është ambasadori i ri amerikan që pritet ta pasojë Philip Kosnettin

Ky është ambasadori i ri amerikan që pritet ta pasojë Philip Kosnettin

Njihuni me pesë vendet që po hapen dhe kanë vendosur ‘të jetojnë me COVID-19’

Njihuni me pesë vendet që po hapen dhe kanë vendosur ‘të jetojnë me COVID-19’

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve: Vitia ka injoruar çdo mjek dhe infermier

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve: Vitia ka injoruar çdo mjek dhe infermier

Masa të reja në fushën e arsimit? Kurti thërret konferencë së bashku me Nagavcin

Masa të reja në fushën e arsimit? Kurti thërret konferencë së bashku me Nagavcin

Fillon takimi i Osmanit me Lajçakun

Fillon takimi i Osmanit me Lajçakun

Çitaku për arkivat e UÇK-së: Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë

Çitaku për arkivat e UÇK-së: Serbia e ka futur delegacionin e Kosovës në grackë

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Kosova në përgatitje të pasaportës digjitale COVID-19

Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta

Grenell: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta

Mjeku i arrestuar në QKUK dyshohet se me histori të rreme e shpëtoi ish-kryetarin e Kllokotit nga gjyqi

Mjeku i arrestuar në QKUK dyshohet se me histori të rreme e shpëtoi ish-kryetarin e Kllokotit nga gjyqi

Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, policia nis hetimet

Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, policia nis hetimet

Familjari i 23-vjeçares nga Drenasi jep detaje për gjendjen e saj shëndetësore para se të vdiste

Familjari i 23-vjeçares nga Drenasi jep detaje për gjendjen e saj shëndetësore para se të vdiste

“Shtesat janë qesharake dhe ofenduese, kërkojmë zbatimin e ligjit”, mjekët paralajmërojnë protestë

“Shtesat janë qesharake dhe ofenduese, kërkojmë zbatimin e ligjit”, mjekët paralajmërojnë protestë

Lajçak përpiqet në Prishtinë dhe Beograd për një takim Kurti-Vuçiq

Lajçak përpiqet në Prishtinë dhe Beograd për një takim Kurti-Vuçiq

Gastronomët kërcënuan me largimin e arkave fiskale, vjen reagimi nga ATK

Gastronomët kërcënuan me largimin e arkave fiskale, vjen reagimi nga ATK

Kosova vendi më i lirë në rajon për të jetuar

Kosova vendi më i lirë në rajon për të jetuar