Kurdisen tenderë, hetohen dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës

E publikuar: 21/10/2016 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy zyrtarë të Ministritë së Infrastrukturës janë duke u hetuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ata po dyshohen sa kanë kurdisur një tender në ministrinë që udhëhiqet nga Lutfi Zharku.

Drejtori i Prokurorimit në Ministrinë e Infrastrukturës Besim Tahiri dhe një zyrtarë tjetër i po kësaj ministrie, Betim Reçica janë vënë nën hetime nga Policia e Kosovës. Departamenti i Krimeve Ekonomike po mbledh fakte ndaj tyre mbi dyshimet se kanë kurdisur tenderë në ministrinë e Zharkut.

“Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) janë duke u zhvilluar hetime nën dyshimin e arsyeshëm për mundësinë e kryerjes së veprës penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”, të sanksionuar sipas nenit 422 të KPK’së”, thuhet në një dokument të brendshëm të Policisë që e ka siguruar Gazeta Express.

Tutje, dokumenti zbulon emrat e të apostrofuarve, që po hetohen, dhe sqaron detaje tjera rreth hetimit të dy zyrtarëve të MI’së.

Në dokument, tregohet se hetuesia ka siguruar edhe një audio-incizim ku pretendohet se Reçica e Tahiri merren vesh për ta kurdisur një tender.

Gazeta Express ka provuar ta kontaktojë Drejtorin e Prokurorimit në Ministri të Infrastrukturës, por kontakti me Tahirin ka qenë i pamundur.