Kur “Viva Fresh” i vjedh pa fije turpi qytetarët e Kosovës! (VIDEO)

E publikuar: 21/08/2015 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skandalet më mashtrime në çmime nga disa qendra tregtare në Kosove, e një nga to edhe ”Viva Fresh”, po vazhdojnë të bëhen problem serioz për ‘xhepat’ e qytetarëve.

Në bashkëpunim me lexuesit, portali Gazeta Blic, i ka publikuar disa mashtrime që janë bërë nga ky dyqan mallrash,  ku për të cilat, shqetësimin e qytetarëve e ka drejtuar edhe tek Organizata jo qeveritare “Konsumatori” e kjo e fundit përgjegjësin ua ka hedhur  Asociacioneve dhe Mekanizmave të  Shtetit të cilët sipas drejtorit të OJQ’s “konsumatori” Selatin Kaçaniku, e kanë për obligim të kujdesen për qytetarin konsumator dhe të na vetëdijësojnë.

Një tjetër kliente e ‘Viva Fresh-it’ edhe kjo e mashtruar, ka bërë një video incizmi, të cilin edhe e ka publikuar pas mashtrimit të bërë e që në pamjet e filmuara shihet duke e shprehur mllefin e saj, raporton gazetablic.com