Kur Visar Ymeri zgjohet nga gjumi në tendë (FOTO)

E publikuar: 24/02/2016 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, si dhe deputeti Albin Kurti  bashkë me mbi 1000 persona, e kanë kaluar natën në tendat që janë vendosur nga Opozita, në sheshet e Prishtinës një ditë më parë.

Lajmin se Ymeri e Kurti bën gjumë në këto shatore, e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe aktivisti i Vetëvendosjes, Valdrin Ahmeti.

Klan Kosova ju sjellë më poshtë fotografinë sesi duket i përgjumshëm kreu i Vetëvendosjes pasi e zbardhi mëngjesin në këto tenda.

Ai shihet në foto  në shoqërinë e ish-Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi.

Ndryshe, aktivistë të tri partive opozitare, Vetëvendosje  AAK dhe Nisma kanë thënë se do të vazhdojnë me këtë  formë të re të protestës  deri në largimin e qeverisë.

/Klan Kosova/