Kur tetë futbollistë profesionistë luajnë kundër 380 fëmijëve – dhe rezultati përfundon baras (Foto/Video)

E publikuar: 25/03/2019 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Indonezi janë regjistruar disa pamje interesante në të cilat thuhet se tregojnë një ndeshje ndërmjet tetë futbollistëve profesionistë, si dhe një numri të madh të fëmijëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një ndeshje e pashembullt u organizua në Padang, me tetë lojtarë nga Semen Padang FC i Liga 2, kundër një numri jo të vogël të fëmijëve.

Siç thuhet tutje, rreth 380 fëmijë u rreshtuan kundër profesionistëve në një garë të vështirë – dhe nuk kishte pothuajse asnjë vend për të lëvizur në fushë.

Në një takim dramatik prej 10 minutash, rezultati përfundoi 1-1 që ndoshta dëshmon se sasia mund të jetë aq e vlefshme sa cilësia.

Mbështetësit me siguri e shijuan spektaklin, por duhet të ketë qenë një lojë e pamundur për të arbitruar me trupa që gjendeshin kudo. /Telegrafi/