Kur të sulmon një rinoceront (VIDEO)

E publikuar: 24/02/2016 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rinoceront i zemëruar ka ‘shfryrë’ inatin e tij duke goditur një automjet turistësh. Pamjet e incidentit të rrallë tregojnë kafshën që sheh me një interes të jashtëzakonshëm mjetin të parkuar në rrugën pranë vendit ku ai jeton.

Por ky interes u kthye menjëherë në zemërim teksa rinoceronti godet me bririn e tij makinën me turistë brenda, para se të merrte hov e të godiste sërish, duke terrorizuar turistët.

Filmimi është bërë në Etosha National Park në Namibi nga Alexandra Poier, e cila ndodhej në një makinë afër në atë kohë. 48-vjeçarja thotë se turistët brenda makinës u larguan të padëmtuar. “Mendoj se rinoceronti e ka parë si kërcënim dhe prandaj ka sulmuar. Të jem e ndershme, jam pak e frikësuar, sepse ajo mund të ishte makina ime. Çdo gjë ndodh shumë shpejt dhe papritur. Më pas ai erdhi nga ana jonë dhe ne ikëm menjëherë. Udhërrëfyesi na tha se kjo ishte një ngjarje e rrallë”, rrëfen Poier.

Rinocerontët e zinj, të cilët jetojnë në Afrikën jugore dhe lindore mendohet se janë të rrezikuara pasi një numër i pnjaohur kafshësh jetojnë në 8600 metër katror në Etosha National Park. Ata kanë një peshë prej 1.4 ton dhe një shpejtësi prej 60 km/h. Janë të njohur si agresiv, dhe të rendin pas një objekti që nuk është i njohur për ta.