Kur do të nisin punën autobusët e rinj në Prishtinë? (VIDEO)

E publikuar: 26/01/2017 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe të paktën tre javë prishtinasit do udhëtojnë me kësi autobusë të vjetër.

Kjo pasi, 15 të rinjtë do qëndrojnë në këtë parking  të “Trafikut Urban” deri më 20 shkurt, që i bie të jetë shumë më gjatë se sa kishte premtuar nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, në fund të vitit të kaluar.

Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban” po thotë se janë disa arsye pse këto mjete udhëtimi nuk do dalin më herët nëpër rrugët e Prishtinës.

Ndërkohë, eksperti i komunikacionit rrugor, Nol Deda, po thotë se është e pamundur që brenda këtij viti të dalin në qarkullim gjithë 51  autobusët, marrë parasysh që infrastruktura nuk është rregulluar ende.

Kronikë nga Arbresha Fazliu.

https://youtu.be/GS89CLNC5lc