Kur rrehen femrat si meshkujt (Video)

E publikuar: 17/03/2016 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

https://www.youtube.com/watch?v=4tGQqrJGuhY

Një video sherri mes femrash është postuar orët e fundit në Twitter, ku tregohet se si një vajzë me ngjyrë rreh paq një të bardhë, pasi kjo e fundit i tha “zezake”.

Klipi tregon dy vajza adoleshente duke u zënë me fjalë në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një moment, vajza e bardhë dëgjohet t’i thotë “zezake” asaj me ngjyrë, e cila quhet Aleyah.

Në këtë çast Aleyah tërbohet: “Kujt i the zezake???” Përgjigja: “Ty!”

Menjëherë vjen grushti i thatë në fytyrë nga ana e vajzës me ngjyrë, e cila vazhdon ta grushtojë të bardhën edhe pasi kjo ka rënë në tokë.

Vetëm një vajzë aty pranë ndalon dhunën e egër, duke shpëtuar vajzën që kishte ndezur inatin e Aleyah-s me fjalën zezake.