Kur Pogba e takoi Messin për herë të parë iu duk shumë i shkurtë, por menjëherë e kuptoi se gjithçka që bënte ai ishte e veçantë

E publikuar: 20/03/2018 18:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paul Pogba ka pranuar se Lionel Messi i ishte dukur shumë i shkurtë kur e kishte takuar për herë të parë, mirëpo shumë shpejt e kishte kuptuar se argjentinasi dhe futbolli shkonin bashkë.

Lojtari i Manchester Unitedit është i gjatë një metër e 91 centimetra (1.91 m), kurse superylli i Barcelonës është i gjatë një metër e 70 centimetra (1.7 m) që do të thotë se diferenca në gjatësinë e tyre është 21 centimetra.

(Foto: Getty Images)

Mesfushori francez u përball me argjentinasin në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2015, kur Barcelona e mposhti Juventusin me rezultat 3-1, ndërsa ishte lidhur edhe me një kalim te Blaugranët, porse në vitin 2016 iu ribashkua Djajve të Kuq.

“Për herë të parë që u takova me Messin ishte në finalen e Ligës së Kampionëve dhe mbaj mend se më dukej shumë i vogël”.

(Foto: Getty Images)

“Messi dhe futbolli janë dy gjëra që shkojnë bashkë, e admiroj kur e shoh duke luajtur. Ai bën gjëra që nuk i bën askush tjetër”.

“Ai ka një trup që nuk e ka askush tjetër. Është i veçantë, gjithçka që ka të bëjë me të është e veçantë”.

“Është lojtari që e ka futbollin brenda dhe e ndjen atë. Ai është mahnitës”, ka deklaruar Pogba për TyC Sports. /Telegrafi/