Kur pini alkool, flisni më mirë gjuhë të huaja

E publikuar: 15/03/2021 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një studim ka treguar se dozat e vogla të alkoolit mund t’ua përmirësojnë aftësitë komunikuese atyre që e flasin një gjuhë të dytë.Sidoqoftë, ekipi hulumtues ka bërë të ditur se dozat e mëdha të alkoolit e pengojnë këtë aftësi.

Çdo kush që ndonjëherë ka konsumuar alkool e din se kjo substancë e nxitë trurin të mendojë dhe të mbajë kontroll mbi lëvizjet e trupit.

Alkooli në veçanti ndikon në funksionet ekzekutive të trurit, një set procesesh që përfshin vëmendjen, memorien, etj.

Duke marrë parasysh se funksionet kognitive janë të rëndësishme në proceset e larta kognitive – që përfshihet edhe njohja e një gjuhe të huaj – atëherë është e logjikshme të mendohet se alkooli jua ulë aftësinë për të folur një gjuhë tjetër.

Por, kjo faktikisht nuk është e vërtetëShkencëtarët anglezë kanë treguar se faktikisht dozat e vogla të alkoolit mund t’ju ndihmojnë të komunikoni më mirë në një gjuhë të huaj.Këtë konstatim ata e kanë bërë pas eksperimenteve me 50 studentë. /Telegrafi/
FJALË KRYESORE:
TRURIALKOOLISTUDIMIGJUHËT E HUAJA