Kur nuk mund të jesh i pranishëm në një konferencë, për shkak të minjve!

E publikuar: 15/10/2018 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarë të delegacionit të ministrit gjerman të Financave, Olaf Scholz ngelën në Indonezi pasi minjtë kishin brejtur një kabllo të avionit qeveritar gjatë ditëve të takimit vjetor të FMN-së.

Ndërkohë, Scholz mbërriti në Berlin dje, pas një fluturimi 22-orësh nga Bali, me ndalesa në Hong Kong dhe Zyrih.

Politikani i SPD-së duhej të ishte sa më shpejt të ishte e mundur në Gjermani për shkak të zgjedhjeve në Bavari dhe për shkak të konsultimeve me partinë e tij, përcjell javanews.al.

”Minjtë kishin brejtur një kabllo të avionit ‘Konrad Adenauer’”, thanë burime të FMN-së.

Scholzit iu komunikua nga Gjermania që të merrte me vete vetëm bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, ndërkohë që iu kërkua edhe të mos raportonte për incidentin.

Anëtarët e tjerë të delegacionit do të kthehen më vonë.

Avionit “Konrad Adenauer” do t’i bëhet një kontroll pesëditor.

Për shkak të kësaj ngjarjeje, Scholz nuk mund të ishte i pranishëm në një konferencë shtypi me presidentin e Bundesbank-ut, Jens Weidmann, të shtunën.

Weidmann ishte i vetëm në podium dhe u tha gazetarëve të pranishëm ”ju uroj fat në rezervimin e aeroplanëve”.