Kur një top golfi shitet për 24 mijë euro!

E publikuar: 18/04/2018 02:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për fat të mirë në botën e golfit ka akoma ndonjë të pasionuar pikërisht për të bërë “çmenduri”.

Dhe pasioni dhe çmenduria kanë lejuar një person të paidentifikuar të paguajë 24.600 euro për topin e golfit që Tiger Woods ka përdorur në vitin 2005 për të fituar në turneun “Augusta Masters dhe një tjetër të blinte 36 mijë euro për një shkop metalik golfi të përdorur në vitin 2001 gjithnjë nga fenomeni amerikan i këtij sporti.

Ishin këto çmimet e vendosura në ankandin online i promovuar në ditët e shkuara në sajtin e specializuar GreenJacketAuctions.com.

Të dyja këto objekte të çmuara kishin përfunduar në ankandin online të organizuar nga kompania e specializuar GreenJacketAuctions.com.

Vlera e këtyre objekteve është vërtetë shumë e madhe, por nëse e kthen pak mbrapa ato kanë histori.

Topi i golfit shëtiti në pafundësi për të mbërritur në gropën 16, kur Tiger Woods u shpall kampion në vitin 2005.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që topat e përdorur nga Tiger Woods kanë përfunduar në ankand.

Por për herë të parë përfundon në ankand një shkop (putter) që ka përdorur Woods, realizuar nga Scotty Cameron, vlera e të cilit shkoi 36 mijë euro.

Scotty Cameron realizonte dy të tillë në vit dhe përveç testimit, Tiger jepte sugjerime edhe për përmirësimin e tij.

Një prej shkopave të tij është shitur në një ankand në Japoni për 48 mijë euro. /gsh/