Kur mund t’i tërheqin gjërat e tyre nga konvikti studentët?

E publikuar: 15/05/2020 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njoftohen të gjithë studentët banues të Qendrës së Studentëve, se sot më datë 15.05.2020 është mbajtur takim mes përfaqësuesëve të Qendrës së Studentëve, MASHT-it, Ministrisë së Shëndetësisë, dhe përfaqësuesit të Parlamentit Studentor.

Në këtë takim të gjithë përfaqësuesit institucional janë pajtuar që në ditët në vijim studentët banues t’iu mundësohet tërheqja e gjërave personale të tyre të mbetura në konvikte,shkruan Lajmi.net

Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 u lejohet studentëve tërheqja e gjësendeve për banuesit e konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar.

Duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe doreza).

Hyrja në hapësirat ë QS-së bëhet në pikën 2 përball fontanës dhe lejohen vetëm studentët banues
të konvikteve, për këtë arsye studentët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelën e QS dhe
leternjoftimin.
Kurse studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës , tërheqjen e gjërave personale mund t’a bëjnë
pas hapjes së kufinjëve.
*Në tabelën e mëposhtme është specifikuar orari për tërheqjen e gjësendeve, sipas konviktit dhe
datave.

KONVIKTI III

Data Katet Koha
18.05.2020 Kati Përdhesë, I dhe II (dhomat 17-248) 08:00-16:00
19.05.2020 Kati III, IV dhe V (dhomat 301-522) 08:00-16:00

KONVIKTI VIII

Data Katet Koha
18.05.2020 Kati Përdhesë, I dhe II (dhomat 01-226) 08:00-16:00
19.05.2020 Kati III, IV dhe V (dhomat 301-524) 08:00-16:00

KONVIKTI I

Data Katet Koha
20.05.2020 Kati Përdhesë, I dhe II (dhomat 01-229) 08:00-16:00
21.05.2020 Kati III, IV dhe V (dhomat 300-522) 08:00-16:00

KONVIKTI IV

Data Katet Koha
20.05.2020 Kati Përdhesë, I dhe II (dhomat 01-232) 08:00-16:00
21.05.2020 Kati III, IV dhe V (dhomat 303-530) 08:00-16:00

KONVIKTI II

Data Katet Koha
22.05.2020 Kati Përdhesë, I dhe II (dhomat 03-236) 08:00-16:00
23.05.2020 Kati III, IV dhe V (dhomat 303-530) 08:00-16:00

KONVIKTI V

Data Katet Koha
22.05.2020 Kati Përdhesë, I dhe II (dhomat 01-261) 08:00-16:00
23.05.2020 Kati Kati III, IV dhe V (dhomat 301-559) 08:00-16:00.