Kur mund ta fitojë titullin Liverpooli tani?

E publikuar: 22/06/2020 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli është ende shumë afër fitimit të titullit të parë në ligë pas plot 30 vjetëve, por kur mund të shpallet kampion saktësisht?

Manchester City e rifilloi sezonin në Premierligë të mërkurën me fitore bindëse 3:0 kundër Arsenalit, por skuadra e Jurgen Kloppit u desh të pajtohej me një pikë në derbin pa gola në Merseyside, transmeton Front Online.

Çfarë e pret Liverpoolin tani?

Të kuqve u duhen edhe pesë pikë për ta siguruar titullin.

Por nëse City e mund Burnleyn të hënën dhe Liverpooli e bën të njëjtën në shtëpi kundër Crystal Palace të mërkurën, atëherë të kuqtë do ta fitojnë titullin me një barazim kundër skuadrës së Pep Guardiolës më 2 korrik, duke supozuar se City i fiton pikët e plota edhe kundër Chelseat këtë të enjte.

Por çka nëse City lëshon pikë të hënën, pra sonte? Kjo do të nënkuptonte se Liverpooli, i cili i ka 23 pikë më shumë se City në renditjen e Premierligës, do të mundë ta fitonte titullin kundër Palace.

Ndeshjet e mbetura të Liverpoolit:

24 qershor: Liverpool vs Crystal Palace  

2 korrik: Man City vs Liverpool

5 korrik: Liverpool vs Aston Villa

8 korrik: Brighton vs Liverpool

11 korrik: Liverpool vs Burnley

Ndeshjet e mbetura të Manchester City:

22 qershor: Man City vs Burnley

25 qershor: Chelsea vs Man City

2  korrik: Man City vs Liverpool

5 korrik: Southampton v Man City

8 korrik: Man City vs Newcastle

11 korrik: Brighton vs Man City