Kur këpucët dhe çorapet ngjiten në derë nga i ftohti (Video)

E publikuar: 25/01/2018 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë deshi t’ia demonstrojë miqve se sa ftohtë është në vendlindjen e tij, sa që derdhi një enë me ujë para dyerve të shtëpisë dhe momentin që preku me këpucë derën ato u ngjiten, ndërsa pasi i zbathi edhe çorapet njëjtë ndodhi edhe me ato.

Që nga publikimi i kësaj video ajo është shikuar nga më shumë se 4 milionë persona, dhe është filmuar në pjesën verilindore të Kinës, ku temperaturat e ulëta janë duke mbretëruar në këtë rajon, transmeton Telegrafi.

“Dua t’ju tregoj se sa ftohtë është në verilindje të Kinës”, dëgjohet duke thënë protagonisti i videos.

Është interesant se si kur tenton t’i heq nga dera këpucët dhe çorapet, ato qëndronin të ngjitura sikur të ishin lyer me ndonjë ngjitës special.

Pjesa veriore e Kinës këto ditë është duke shënuar rënie rekord të temperaturave, derisa në verilindje në provincën Heilongjiang temperaturat kanë rënë në minus 40 gradë Celsius.