Kur fotoshopi dështon, Kim Kardashian me gjashtë gishta në këmbë

E publikuar: 21/08/2019 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kim Karadashian ka bërë një gafë të madhe në kampanjën e re.

Kim Kardashian disa herë ka qenë pre e kritikave për përdorim të madh të fotoshopit në fotografi, shkruan lajmi.net.

Madje, kanë qarkulluar thashetheme se ajo dhe motrat e saj paguajnë paparacët për t’ua edituar fotografitë para se t’i publikojnë në medie.

Por, në reklamën e re të produkteve të grimit, ku u shfaq pranë Kyliet, Kim dështoi me përdorim të fotoshopit.

Në këmbën e majt, Kim ka gjashtë gishta, e kjo bëri që rrjeti të ‘vërshohet’ nga komentet e ndjekësve.