Kur flitet për Pablo Escobar, mund të ketë edhe fantazma – një e tillë thuhet të jetë parë, pak para shkatërrimit të shtëpisë së tij! (Video)

E publikuar: 27/02/2019 01:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fantazmë e Pablo Escobarit thuhet të jetë kapur nga kamerat në shtëpinë luksoze të tij, përpara se të shkatërrohej.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia luksoze u shkatërrua më 22 shkurt gjatë një ceremonie qeveritare zyrtare në qytetin verior të Kolumbisë, Medellin.

Siç bëhet e ditur, zotëria famëkeq i drogës dhe familja e tij jetuan aty gjatë viteve 1980.

Gjatë kësaj periudhe ai ndërtoi një pasuri prej rreth 30 miliardë dollarësh dhe furnizoi 80% të kokainës së botës.

Ndryshe, Escobar vdiq në një shkëmbim zjarri me policinë më 2 dhjetor 1993.

Pas shkatërrimit të ndërtesës, autoritetet kolumbiane duan të kthejnë vendin në një park përkujtimor për nder të 46,000 viktimave të luftërave të drogës në vendin e Amerikës së Jugut. /Telegrafi/