Kur do ti merrni kuponat fiskal ?

E publikuar: 08/06/2015 11:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga data 1 prill të këtij viti, të gjithë qytetarët që dëshmojnë marrjen e kuponëve fiskal, do të përfitojnë para.
Ata kanë bërë të ditur se për të gjithë qytetarët të cilët posedojnë kuponin fiskal, do të bëhet rimbursimi i vlerës së tatueshme të të gjithë kuponëve fiskal në muajin pasues të çdo tremujori, por duhet plotësuar disa kritere.

“Plikot me më shumë se 30 kupon dhe me vlerë të përgjithshme nga 250€ deri në 500€, do të rimbursohen në vlerën 10€; Plikot me më shumë se 40 kupon dhe me vlerë të përgjithshme nga 501€ deri në 800€, do të rimbursohen në vlerën 15€; Plikot me më shumë se 50 kupon dhe me vlerë të përgjithshme mbi 800€ do të rimbursohen në vlerën 20€”, ka sqaruar Valentina Bytyqi-Sefa për Indeksonline.

Sipas saj, klientët do të dërgojnë kuponët fiskal në Regjionin më të afërt të ATK-së, në pliko të mbyllura me të dhënat personale dhe numrin e xhirollogarisë personale në njërën nga Bankat Komerciale në Kosovë.

Dorëzimi i plikove të mbyllura me kuponë fiskal të grumbulluar gjatë muajit Prill, Maj dhe Qershor, do të të dërgohen në ATK, duke filluar nga data 01.07.2015 deri më 31.07.2015./Indeksonline/