Kur do të vijë Dita e Kiametit? Flet hoxhë Rama

E publikuar: 04/06/2019 22:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hoxhë Enis Rama ka folur për fenë islame dhe Zotin gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Ai është pyetur nga Berat Buzhala se kur do të ndodhë Dita e Kiametit, fundi i botës.

“Dita e Kiametit do të ndodhë. Zoti në Kuran e përmend, është e saktë”, është shprehur ai.

“Datën e saj, kohën e saj, nuk e di askush”, ka theksuar hoxha. “Shenja ka, që e paralajmërojnë”, ka shtuar ai.