Kupa e Pejës

E publikuar: 08/03/2015 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Peja e ka fituar trofeun e IPKO Kupës së Kosovës në basketboll, pasi e mposhti Sigal Prishtinën me rezultat 70:66, në ndeshjen finale, të zhvilluar sonte në palestrën e sporteve “13 Qershori” në Therandë.

Skuadra e Boris Kurtovicit ka qenë më e mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe ka fituar me plot meritë. Në anën tjetër, mungesa e Berishës dhe Trajkovskit, u ndie tek “Bardhekaltrit”, që gabuan shumë.

Ekipi kryeqytetas u mundua të kthehej në lojë në fund, duke u afruar në vetëm një pikë, 66:67, por kjo ishte e tëra që mundën ta bënin prishtinasit. /Zëri/