Kundërpërgjigjet Klopp: Mourinho është trajneri më i mirë në botë

E publikuar: 15/12/2018 02:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpool dhe Manchester do të takohen në derbin e javës në Ligën Premier.

Jose Mourinho thotë se “trofetë janë të rëndësishëm” gjatë vlerësimit të Liverpoolit të Jurgen Klopp.

“Besoj se trofetë janë të rëndësishëm, sidomos kur keni potencialin për të luftuar dhe kur thoni qartë se objektivi është të fitojë trofe”, tha portugezi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit gjerman, Klopp, i cili e ka lavdëruar trajnerin e Unitedit duke thënë se është më i miri në botë.

“Manchester United nuk tregon kurrë mungesë ambicie. Mourinho është menaxheri më i suksesshëm në botë. Kjo është mënyra se si janë gjërat”.

“Unë jam i vetëdijshëm për kritikat ndaj Manchesterit, por unë i përjashtoj të gjitha sepse kemi një kundërshtar, i cili ka cilësi shumë të larta, posedon shpejtësi dhe teknikë”, tha Klopp.

Ndryshe, takimi mes dy ekipeve më të trofeshme angleze do të zhvillohet gjatë ditës së diele në ANfiled Road. /Telegrafi/